Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar një takim me qytetarë në fshatin Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në facebook, Musliu-Shoshi ka publikuar fotografi nga takimi, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Në Burojën e Hashim Thaçit”.
Nga fotografitë e publikuara, kandidatja shihet duke mbajtur fjalim para të pranishmëve, ku ka prezantuar programin dhe qëndrimet e saj politike para banorëve të kësaj ane.
Kujtomë se në zgjedhjet e 7 qeshorit, Ariana Musliu-Shoshi kandidon me numër 18.
Kliko ketu per postimin e plote

