Pre. Maj 29th, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë disa çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Mbledhja do të mbahet nga ora 13:30 në zyrat e institucionit, nën drejtimin e kryesuesit të mbledhjes, Kreshnik Radoniqi.

Sipas rendit të ditës, KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimet për grupin e parë të organizatave vëzhguese për monitorimin e zgjedhjeve.

Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe rekomandimi për pezullimin e partisë politike të regjistruar “EKO LËVIZJA E GJELBËR”.

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, KQZ do të shqyrtojë emërimin e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe me kusht, si dhe anëtarët e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe emërimet në përfaqësitë diplomatike, autorizimi për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës, si dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu, KQZ pritet të marrë vendim edhe për pagesën e objekteve private që do të përdoren si qendra votimi për zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Postime të Ngjashme