Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur mister të gëzueshëm faktin që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se me mirënjohje të madhe kujtohet në këtë 25 maj “Shqipëribërësi” i madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin shqiptar.
“Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Evropës së Bashkuar”, ka shkruar ai.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

