Kosovë
Java pritet të karakterizohet me mot relativisht stabil në vend, ku do të alternohen intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të izoluara mund të ketë edhe riga të dobëta shiu.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Shqipëri
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në jug e lindje të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Temperatura më e ulët 10 gradë celcius ndersa me e larta 34 gradë celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1- 3 ballë.

