Sht. Maj 23rd, 2026

Mot i paqendrueshëm, në disa zona pritet shi e vetëtima

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale dhe me reshje lokale shiu.

Në shumë rajone nuk priten fare reshje.

Por, në disa rajone priten rrebeshe orëve të pasdites me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë, sidomos në juglindje të Kosovës.

Temperatura minimale pritet të jetë 12 gradë.

Ndërsa, ajo maksimale arrin deri në 24 gradë Celsius.

Postime të Ngjashme