Mër. Maj 20th, 2026

U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Senat

I nominuari nga Presidenti Donald Trump si Ambasador i SHBA-ve për Shqipërinë, Eric Wendt, do të ketë nesër një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Senatit.

Më 13 prill Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi emërimin e ish-gjeneralit amerikan në NATO, Eric Wendt, si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri.

Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit./A2CNN

Postime të Ngjashme