Skuadra e Dritës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Blerim Krasniqi,
Me këtë fitore, skuadra “Intelektuale” shkon në kuotën e 60 pikëve dhe shumë pranë titullit kampion.
Fitore në këtë xhiro ka arritur edhe Llapi, të cilët mposhtën 3:0 Prishtinën e Re.
Me këtë fitore, skuadra nga Podujeva shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e 8-të
