Mër. Pri 22nd, 2026

Vdes 48-vjeçari nga Suhareka, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Ka vdekur dje një 48-vjeçar, nga fshati Mushtisht i Suharekës.

Ai u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, rreth orës 12:20.

Lajmin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se B.H vdiq si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

“Vdekja është konfirmuar në ora 12:20. Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen. Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion. Rasti është në hetime”, deklaruan nga Bytyqi.

Postime të Ngjashme