Mar. Pri 21st, 2026

11 ditë afat për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve

11 ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, institucionet dhe partitë politike vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete.

Kurti thotë se ka komunikim me opozitën, ndërsa kjo e fundit kërkon ftesë zyrtare dhe sqarim të procesit.

PDK ka kërkuar formalizim të procesit përmes një ftese zyrtare dhe sqarim të qartë të rrugës për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë nuk ka pasur as letër e as propozim nga Kurti apo Vetëvendosje.

Ndërsa javë më parë Kurti zhvilloi një takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku por pa ndonjë arritje marrëveshje.

Në rast se nuk arrihet që të zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin qershor./

Postime të Ngjashme