Die. Pri 12th, 2026

Bllokohet projekti 80 mijë eurosh për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka njoftuar për anulimin e një aktiviteti të prokurimit publik që lidhet me projektin e ndërtimit të sheshit “Xhorxh Bush”, dhe punët e pa parapara, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, për këtë tender është pranuar vetëm një ofertë. Megjithatë, oferta e vetme e dorëzuar është vlerësuar si e papërgjegjshme, duke bërë të pamundur vazhdimin e procedurës.

Autoriteti kontraktues ka theksuar se anulimi është bërë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, të cilat kërkojnë ndërprerjen e aktivitetit në raste të tilla.

Vlera e parashikuar e kontratës për këtë projekt ishte 80,000 euro.

Postime të Ngjashme