Dy persona janë arrestuar për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve mbrëmjen e së hënës pranë hotelit ku qëndronte Kombëtarja turke.
Rasti po cilësohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa Klan Kosova mëson se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, sonte me fillim të orës 20:45 zhvillohet ndeshja historike Kosovë-Turqi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

