Pre. Mar 27th, 2026

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!, Kurti : Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e Botës.

“Dardanët” kanë shënuar fitore në gjysmëfinalen e play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 4-3, .

Këtij tirumfi i është gëzuar fort edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka faldërnuar lojtarët dardanë për këtë fitore historike.

“Historike!

Dardanë, faleminderit! 💙”, ka shkruar Osmani

 

 

 

…………………………………………………

“Dardanët” kanë shënuar fitore në gjysmëfinalen e play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 4-3,

Pas kësaj fitore të madhe, ka reaguar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka uruar të gjithë shqitparët kudo që janë për këtë fitore.

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!

Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *