Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor në këtë rajon me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 194 gjoba kundërvajtëse. Po ashtu, janë ndaluar 5 shoferë për kundërvajtje më të rënda në komunikacion, për të cilët parashihet masa mbrojtëse heqja e patentë shoferit për një periudhë të caktuar, ndërsa është konfiskuar edhe një automjet.
Llojet e kundërvajtjeve të evidentuara janë:
-Tejkalim i shpejtësisë – 45 gjoba
-Parkim i parregullt – 40 gjoba
-Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit – 21 gjoba
-Ngarkesë e parregullt në automjet – 13 gjoba
-Xhama të errët (vendosja e foljes ose materialeve të tjera) – 10 gjoba
-Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 9 gjoba
-Mospërdorimi i rripit të sigurisë – 4 gjoba
-Drejtimi i mjetit pa patentë-shofer – 4 gjoba
-Kyçje e parregullt në rrugën kryesore – 3 gjoba
-Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit – 2 gjoba
-Të tjera – 43 gjoba
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 5 aksidente trafiku, prej tyre:
2 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 4 persona
3 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik në numrin 192, ose përmes aplikacionit digjital ” Lajmëro policinë”.

