Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është evidentuar të mërkurën pasdite në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Policia bën me dije se njësitet e saj gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndaluar një traktor që drejtohej nga një i dyshuar kosovar.
“Njësitet policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndaluar një traktor të cilin e drejtonte i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në rimorkio kishte 4 krerë gjedhe të pamatrikuluara, ndërsa në rimorkio janë gjetur disa vathë të shtetit të Serbisë”.
“Në konsultim me prokurorin, gjedhet janë dërguar në terminal doganor për procedura doganore, ndërsa i dyshuari bashkë me automjetin-traktorin janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

