Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se ka përfunduar mandatin e tij përmes një postimi të një fotografie në platformën X.
Orav ka publikuar një fotografi nga Aeroporti i Prishtinës.
“Gjitha të mirat Kosovë”, shkruan Orav.
Orav: Masat ndaj Kosovës janë kapitull i mbyllur – BE gati për hapa të rinj.
Pak ditë para përfundimit të mandatit të tij në Kosovë, Orav ka dhënë një intervistë për mediat në Kosovë, ku ka folur për shumë çështje.

