Hën. Qer 1st, 2026

Secili tifoz i Kosovës që ka biletë valide për Sllovaki do të futet në stadium!

Një lajm i publikuar dje në mediat sllovake ka shkaktuar sot panik tek tifozët e Kosovës të cilët kanë blerë biletat për ndeshjen Sllovaki-Kosovë.

Në lajmin e mediave sllovake thuhej se numri i tifozëve kosovarë në stadiumin sllovak do të jetë i limituar.

Por ky është vetëm një tentim frikësimi për tifozët kosovarë.

Bazuar në rregullat e UEFA-s të gjithë ata që kanë blerë në mënyrë valide biletën për ndeshjen e të enjtes mund të futen në stadium pa asnjë telashe.

Për tifozët e Kosovës mjafton që secili të ketë një dokument identifikimi me vete të cilët mund ta kërkojnë sigurie autoritetet sllovake.

Prandaj përpara “Dardanë”, përpara Kosovë

Postime të Ngjashme