Gjatë 12-orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të parave dhe sendeve me vlerë.
Dy persona kanë rënë në pranga pasi gjatë kontrolleve në Muriqan janë gjetur dhe sekuestruar 4.2 kilogramë kanabis. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani.
Gjithashtu është proceduar edhe një 49-vjeçar pasi u kap me 38 000 euro të padeklaruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

