Hën. Mar 16th, 2026

Bytyqi: Ftesa për takime me opozitën lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjedhjen e presidentit.

Në një bisedë për RTV21, deputetja Bytyqi tha se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentes nuk mund të ketë asnjë veprim.

“Unë më shumë e shoh si një lojë të kryeministrit Kurti, sepse ai po dëshiron që ta çorientojë edhe konfliktin që ka me presidenten Osmani, sepse ne e dimë shumë mirë se Gjykata Kushtetuese, pa e dhënë një vendim deri më 31 mars, ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim asnjë veprim më tutje. Kjo po shihet si një lojë e Kurtit që, nëse shkojmë në zgjedhje, ta fajësojë opozitën për moszgjedhjen e presidentit. Kryeministri Kurti po dëshiron që ta marrë nën udhëheqje edhe postin e presidentit.”, tha ajo.

Theksojmë se Kurti javën e kaluar paralajmëroi se do ti nis ftesa partive opozitare për takime mirëpo nga opozita kanë thënë se për ftesën e Kurtit mund të diskutohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *