Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.
Burime mediatike bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.
Po ashtu mësohet se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit

