Pre. Mar 13th, 2026

Kushtetuesja fillon shqyrtimin e dekretit të presidentes javën e ardhshme

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka filluar shqyrtimin e lëndës që ka të bëjë me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Burime të RTV21 brenda Gjykatës thonë se fillimisht duhet të përkthehen të gjitha materialet e dorëzuara nga palët e interesit në gjuhët përkatëse për shtatë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në fillim të javës së ardhshme, Kushtetuesja pritet të fillojë shqyrtimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

RTV21 një ditë më parë ka raportuar se Gjykata Kushtetuese do t’i trajtojë së bashku kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të grupit parlamentar të LVV-së, për shkak të objektit të njëjtë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *