Mër. Mar 11th, 2026

Kosova publikon listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.

Ndeshjet i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Ndeshja e parë është më 19 mars nga ora 20:00 në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës. Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet më 22 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ostlund i ka ftuar 21 lojtarë në përgatitje për këto dy ndeshje të rëndësishme.

Për herë të parë është ftuar portieri i Besa Famgas, Olt Kabashi. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Valon Dedaj, zëvendës-kapiteni Kastriot Jupa, pastaj Shaban Zogaj, Olsi Mulaj, Arbios Mushkolaj, Suad Pajaziti, Jon Muqolli e Muhamet Durmishi.

Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 mars, kurse udhëtimi për në Bosnjë-Hercegovinë planifikohet për 18 mars.

Në raundin e parë kualifikues Kombëtarja jonë e kaloi Britaninë e Madhe, duke e mposhtur në të dy ndeshjet.

Nëse e kalon me sukses Bosnjë-Hercegovinën, Kombëtarja jonë në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues luan me Ishujt Faroe.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *