Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të takimit me deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, dhanë një deklaratë për mediat mbi atë çfarë diskutuan.
Gjatë fjalës së tij, Beyer u shpreh se në bisedë me Berishën kanë folur mbi procesin e integrimit të vendit në BE dhe nevojën e trasparencës ndaj sistemit gjyqësor.
“Kemi pasur një bisedë shumë frytdhënëse, folëm për procesin e integrimit në BE. Vizitova edhe SPAK dhe diskutuam me anëtarë të qeverisë. Duhet transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi. Për këtë folëm dhe në lidhje me atë që mund të bëjmë për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.
Jam gjithmonë i lumtur të jem këtu dhe do të kthehem sërish dhe jam gjithashtu i lumtur që të pres disa përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë.
Ne do të bashkëpunojmë për integrimin evropian, kjo është baza themelore për miqësinë tonë dhe aty ku bazohet miqësia jonë”, u shpreh Beyer.

