Mar. Mar 3rd, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim zyrtar kryetarin e DIJANET-it të Turqisë, prof. dr. Safi Arpaguş

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim zyrtar kryetarin e DIJANET-it të Turqisë, prof. dr. Safi Arpaguş.

Gjatë takimit, Myftiu Tërnava theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer vëllazëror ndërmjet dy institucioneve dhe dy popujve, duke e cilësuar atë si një model të mirëkuptimit dhe solidaritetit të ndërsjellë. Ai shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e DIJANET-it në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, restaurimin e disa xhamive në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mësim-besimit.

Myftiu Tërnava gjithashtu shprehu gatishmërinë për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta në frymën vëllazërore, për të mirën e besimtarëve myslimanë dhe forcimin e mëtejmë të lidhjeve institucionale.

Nga ana tjetër, kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Arpaguş, falënderoi Myftiun e Kosovës për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm. Ai vlerësoi lart institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rolin e Myftiut Tërnava në ruajtjen e traditës islame, kultivimin e vlerave fetare dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet BIK-ut dhe DIJANET-it të Turqisë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *