Banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” në Gjilan po përballen prej katër ditësh me mungesë të ujit të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit gjatë punimeve në infrastrukturën nëntokësore.
Sipas banorëve, gypi është dëmtuar nga një operator ekonomik që po realizon punime në këtë zonë, çka ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë që nga dita e mërkurë.
Labinot Miftari, banor i lagjes, ka deklaruar se rreth 20 shtëpi kanë mbetur pa ujë tash e katër ditë.
“Jemi rreth 20 shtëpi që prej të mërkurës jemi pa ujë. Nuk kemi ujë as për higjienë, ndërsa për pije po furnizohemi sa po mundemi me shishe dhe bidona”, është shprehur ai

