Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se nesër do të takojë Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit.
Ai deklaroi se nëse nuk gjendet një kandidat unifikues, opsion tjetër mbetet se secila parti të propozojë një kandidat të vet dhe të garajonë në Kuvend se kush merr votat e mjaftueshme.
“Në fund do të fitojë ai ose ajo që arin të marrë mbështetjen e deputetëve, ashtu siç e kërkon Kushtetuta në procedurën e saj. Nesër do të takojë edhe Kryetarin Lumir Abdixhiku ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi, por ne kemi qëndrimin që nëse subjektete pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, gara e hapur për secilin suvbjekt, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV do ta ketë kandidatin e saj”, tha ai

