Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje foli edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se sipas tij kandidat i duhur është nga familja Jashari, përkatësisht Murat Jashari.
Kurti theksoi nevojën për një proces institucional dhe të përgjegjshëm në përzgjedhjen e presidentit të vendit.
“Pas formimit të qeverisë, kemi filluar angazhimin intensiv për këtë proces, duke pasur parasysh kohën e shkurtër që kemi në dispozicion, por gjithmonë pa harruar faktin se përzgjedhja e Presidentit kërkon të duhurat dhe votat. Ka qenë dëshirë e madhe që Lëvizja Vetëvendosje e vetme t’i ketë numrat. Për këtë arsye, menjëherë kam vendosur kontakte me liderët e dy partive më të mëdha opozitare, me qëllim që të diskutojmë për mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide në mënyrë institucionale dhe të përgjegjshme. Takimet kanë qenë konstruktive dhe fillimisht ka qenë e paekspozuar se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese”, u shpreh ai.
Kurti theksoi se një figurë e tillë do të ishte e pranueshme për të gjithë spektrin politik.
“Një figurë e tillë, padiskutueshme për të gjithë, sigurisht do të ishte një kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë e profesorit e personalitetit si Murat Jashari do të gëzonte mbështetjen e gjithë spektrit politik, do të ishte nder për Republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombësinë. Rrethanat gjeopolitike, nga lufta në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe kërcënimet e sulmet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në Kanalin e Ibër-Lepencit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga fqinji ynë verior, kërkojnë një moment reflektimi dhe një figurë e cila i bën ballë shtrëngatave me të cilat mund të përballet vendi ynë”, tha ai.

