Pre. Shk 13th, 2026

Parashikimi i motit për ditëne e premte 13.02.2026 për Kosovë dhe Shqipëri

Moti për Kosovë

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 15-35 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 12°C.

Moti për Shqipëri

Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.Temperatura me e ulet 4 grade ndersa me e larta e dites 17 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 15 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *