Enj. Shk 12th, 2026

Filloi implementimi i projektit “Shporta Ushqimore 5 në Republikën e Kosovës – 2026”

Filloi implementimi i projektit “Shporta Ushqimore 5 në Republikën e Kosovës – 2026”

Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sot në Prishtinë, ka filluar së implementuari projekti “Shporta Ushqimore 5 në Republikën e Kosovës – 2026”, e cila mundësohet nga Qendra e “Mbretit Selman” të Arabisë Saudite.
Në hapje të këtij projekti, i pranishëm qe edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Feisal Hifzi, drejtoresha e Mirëqenies Sociale në komunën e Prishtinës, znj. Adelina Sahiti dhe përfaqësuesi i Qendrës së “Mbretit Selman”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu Tërnava, falënderoi shtetin mik të Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në përgjithësi dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti.
“Më lejoni që para jush të përmendi hadithin e Pejgamberit a.s., i cili ka thënë se nuk e falënderon Allahun, ai i cili nuk ka falënderuar njerëzit, andaj më lejoni që të falënderoj Mbretin e Arabisë Saudite, ambasadorin Feisal Hifzi, përfaqësuesit e Qendrës së “Mbretit Selman” për kontributin dhe përkushtimin e tyre për të qenë pranë popullit të Kosovës dhe pranë Bashkësisë Islame të Kosovës”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Ambasadori i Arabisë Saudite, z. Fejsal Hifzi, në fjalën e tij tha se këto ndihma janë vetëm një prej dëshmive të vëllazërisë sonë, andaj sot jemi këtu për të falënderuar Myftiun Tërnava për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar me ne.
Edhe drejtoresha e Mirëqenies Sociale në komunën e Prishtinës, znj. Adelinë Sahiti, falënderoi ambasadorin e Arabisë Saudite për këto ndihma të cilat tashmë janë bërë tradicionale. Ajo tha se përveç tyre, shteti mik i Arabisë Saudite, ka kontribuuar në vazhdimësi për popullin e Kosovës në sfera të ndryshme.
Projekti synon të shpërndajë 8,017 pako ushqimore, që përmbajnë artikuj ushqimorë thelbësorë, si: oriz, vaj, makarona, fasule, sheqer dhe miell.
Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve humanitare dhe ndihmëse të Mbretërisë, të përfaqësuara nga Qendra e Ndihmës Humanitare “Mbreti Selman”, e cila synon të ofrojë siguri ushqimore në shumë vende vëllazërore dhe miqësore anembanë botës.

.Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *