Mar. Shk 10th, 2026

Gucati i ashpër ndaj dëshmitarëve shqiptarë, në Hagë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar edhe një herë kërkesën e Prokurorisë së Hagës për dënimin prej 45 vjetësh burgim për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai tha se nuk ishte befasi kjo kërkesë, sa ishte fakti që mbi 200 shqiptarë kanë dëshmuar kundër çlirimtarëve, ndërkohë kundër “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit vetëm 60 shqiptarë, transmeton Klankosova.tv.

“Për ne nuk ka qenë befasuese, sepse prokurorët këtë e kanë si punë rutinore dhe tentojnë të fitojnë rastin. Prokurorët kërkuan 180 vjet burgim për katër persona dhe kjo është e papranueshme. Dihet që ata katër persona nuk kanë pasur mundësi të bëjnë krime lufte. Neve na befason fakti që 60 shqiptarë kanë dëshmuar kundër Millosheviqit, ndërsa kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve kanë dëshmuar mbi 200 shqiptarë”, tha ai në Klan Kosova.

Siç thekson Gucati, në Kosovë është dashur të largoheshin, siç tha ai, mbeturinat e lëna nga Millosheviqi, të cilët Gucati i quan spiunë.

“Do të thotë se këta njerëz që kanë dëshmuar kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pikërisht bashkëpunëtorë të Serbisë, apo mund të them bukfalisht, janë spiunë. Pra ky vend i joni është dashur të pastrohet nga mbeturina që Millosheviqi dhe të tjerët kanë lënë këtu”, u shpreh i indinjuar Gucati

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *