Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dollc të Klinës.
Sipas mediumit lokal “Klina Info”, një veturë është përplasur me anësoret e rrugës, dhe ka përfunduar jashtë saj.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se vetura gjendet buzë urës.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

