Mër. Shk 4th, 2026

Humb jetën një punëtor/ Ngrihet aktakuzë kundër pronarit dhe kompanisë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj personit fizik, SH.K, dhe ndaj personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri SH.K, më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc, Komuna-Pejë, si pronar i kompanisë në kuadër të obligimeve të tij ligjore nuk ka ndërmarr masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, ashtu që, nuk ka krijuar kushte të sigurisë në vendin e punës, nuk ka ofruar trajnimin për siguri në punë, nuk ka ofruar informacion për rreziqet në punë dhe përdorimin e duhur të makinerisë, ashtu që edhe përkundër faktit se tani i ndjeri, S.R në përgjegjësitë dhe detyrat e tij ishte vetëm pastrues, ai kishte gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, si pasojë e kontaktit me gjeneratorin.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, e cila nga pakujdesia si pasojë e mos plotësimit të kushteve të punës sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 1 të këtij ligji, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës, me ç’rast ka kryer veprën penale të lartcekur, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën punëtori, tani i ndjeri S.R.

Prokurori i shtetit, në aktakuzën e ngritur i ka propozuar gjykatës që përveç dënimit për veprën penale të lartcekur, po ashtu të shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”, në këtë rast veprimtarisë së seperacionit, kjo për faktin se, në rastin konkret i pandehuri ka ushtruar veprimtarinë pa licencë dhe pas asnjë kriter të sigurisë në vendin e punës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *