Mar. Shk 3rd, 2026

Ulpiana përforcohet me një lojtar nga shtetet e jashtme

Ekipi i Ulpianës së Lipjanit është përforcuar me volejbollistin Noah Pak.

Ulpiana i ka synimet e qarta për pjesën e dytë të kampionatit.

“KV(Klubi i volejbollit) Ulpiana ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri për këtë sezon, Noah Pak, 23-vjeçar nga Neë York, SHBA.

Noah vjen me ambicie dhe energji të re, duke u bashkuar me Ulpianën me synimin kryesor për të ndihmuar klubin në rrugëtimin drejt inkuadrimit në Superligën A.

KV Ulpiana i uron mirëseardhje Noah Pak dhe shumë suksese në mbrojtjen e ngjyrave të qytetit tonë!”, njofton KV Ulpiana.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *