Hën. Shk 2nd, 2026

Rajon-Maqedoni e Veriut: Mbyllet trafiku në rrugën Udovë – Vallandovë, mjegull në disa akse tjera rrugore

Në rrugën Udovë – Vallandovë këtë mëngjes nga ora 05:25 është vendosur ndalim trafiku për shkak të daljes nga shtrati të lumit Kalkovska. Trafiku po devijohet në rrugën Marvinci – Vallandovë.

Sipas informacionit nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, në qafat malore Pletvar, Gjavato dhe Presekë ka mjegull, e cila ka ulur dukshmërinë në 100 metra.

Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, trafiku po zhvillohet në kushte dimërore me mbetje të borës në disa vende më të larta, prandaj rekomandohet drejtim i kujdesshëm.

Nga LAMM thonë se në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *