Soldatë multinacionalë nga Joint Logistics Support Group (JLSG) dhe Kosovo Tactical Reserve Battalion (KTRBN), pjesë e misionit të NATO-s KFOR, zhvilluan një Stërvitje për Mbështetje të Lëvizshmërisë në Camp Novo Selo.
Aktiviteti u fokusua në koordimin me Mobile Support Detachment (MSD) dhe përdorimin e njësisë K9 për detyra sigurie dhe zbulimin e eksplozivëve, nën kushte stërvitore sa më reale. Qëllimi ishte forcimi i gatishmërisë taktike, ndërveprueshmërisë dhe kohezionit, duke mbështetur aftësinë e KFOR për të operuar efektivisht sipas mandatit të saj.
Misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatet e përcaktuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre respektive si reagues të sigurisë

