Enj. Jan 29th, 2026

Shqipëri: Sot priten reshje intensive shiu, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje institucioneve përgjegjëse për gatishmëri

Bazuar në informacionet e #IGJEO dhe #SHMU, gjatë ditës së sotme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkon rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *