Përmbytjet e fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumicën e komunave të vendit.
Në mesin e komunave të prekura nga përmbytjet e datave 5, 6 dhe 7 janar është edhe Komuna e Klinës.
Megjithëse ende nuk dihet saktësisht shuma e dëmeve, ato në ekonomitë familjare dhe në infrastrukturën rrugore janë të konsiderueshme.
Por sa është numri i kërkesave të adresuara nga qytetarët?
Në një përgjigje për Indeksonline, Shemsi Bajraktari, shef i kabinetit në Komunën e Klinës, ka bërë të ditur se numri i kërkesave për kompensim dëmi ka arritur në 290.
“Numri i kërkesave nga qytetarët është 290. Dua të theksoj se afati për dorëzimin e kërkesave për kompensim dëmi është deri në fund të kësaj jave, pra më 30 janar”, ka thënë Bajraktari.
Sipas njoftimit nga Komuna e Klinës, afati për dorëzimin e kërkesave për kompensim dëmi nga përmbytjet ka qenë i hapur që nga data 9 janar

