Enj. Jan 22nd, 2026

Skenderaj: Policia gjen narkotikë në veturën e një shoferi

Mbrëmë, një njësi policore e stacionit policor në Skenderaj kishte ndalur një automjet, për kontroll.

Gjatë kontrollit të personave dhe automjetit, te shoferi kanë gjetur një sasi të dyshuar narkotike me peshë 15.8 gramë,.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *