Enj. Jan 22nd, 2026

Hamza: Nëse konstatohet vjedhja e votave s’duhet ta pranoni mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbrëmë në Rubikon foli rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Hamza foli edhe rreth dyshimeve për vjedhje të votave.

Ai u tregua goxha i ashpër me bashkpartiakët e tij.

Kreu i PDK-së theksoi se nëse faktohet vjedhja e votave brenda partisë, si akt moral, kandidatët për deputetë nuk duhet ta pranojnë mandatin.

“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se ti je pjesë e saj, nuk mund të thuash ti se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *