Enj. Jan 22nd, 2026

Sot pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Sot në Bruksel do të mbahet një takim në nivel të kryenegociatorëve të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku pritet të takohet me drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas të njëjtave burime, një nga temat e diskutimit në këtë takim do të jetë edhe çështja e personave të pagjetur.

Ky takim shënon të parin pas vizitës së Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, në Kosovë dhe Serbi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *