Mër. Jan 21st, 2026

Nesër mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës.

Sipas njoftimit për media ceremonia do të mbahet në ora: 11:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Në këtë ceremoni është ftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *