Mër. Jan 21st, 2026

Bedri Hamza për Ibrahim Rugovën: I priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka kujtuar Ibrahim Rugovën në 20- vjetorin e vdekjes. Hamza e ka quajtur ish-presidentin si personalitet që la gjurmë të mëdha.

“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.
Ish-presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës.
Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe.
Nderime jetës dhe veprës së ish-presidentit Ibrahim Rugova”, shkruan Hamza në Facebook.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *