Mër. Jan 21st, 2026

LDK-ja me Akademi Përkujtimore, në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Akademi Përkujtimore, për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Akademia do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Sot, me nderim të thellë dhe emocion të veçantë, kujtojmë 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

Nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së pavdekshme të Presidentit Rugova” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *