Mër. Jan 21st, 2026

Dyshohet se djali ka vrarë nënën në Restelicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21.01.2025, rreth orës 01:06, është raportuar një rast vdekjeje e dyshimtë në fshatin Restelicë, në Dragash.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. Policia bën të ditur se i dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale. Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke hetuar rastin

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *