Basketbolli kosovar po përjeton një situatë të pazakontë.
Ndërsa flitet për zhvillim dhe profesionalizëm, trajnerët vendës po “zhduken” nga pankinat e Superligës.
Sot, elita e basketbollit drejtohet pothuajse tërësisht nga trajnerë të huaj, një realitet që ngre pyetje serioze për besimin, strukturën dhe të ardhmen e kuadrove vendëse.

