Mar. Jan 20th, 2026

Zjarrëfikësit intervenojnë në një shkollë të Deçanit

Gjatë mesnatës së mbrëmshme rreth orës 02:00 Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan është njoftuar nga drejtori i Shkollës Fillore “Sylejman Vokshi” për një incident zjarri, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Sipas informatve zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur.

Pas marrjes së informatës menjëherë janë lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Sipas Drejtorit Besnik Hulaj procesi mësimor në Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje.

Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *