Për një grabitje që ka ndodhur pas mesnatës në një argjendari në Prishtinë është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i forenzikës, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha për Indeksonline Ahmeti.

