Në fshatin Komoran të Drenasit, dje më 18.01.2026 rreth orës 12:15, është raportuar një rast i vjedhjes me thyerje në një shtëpi private.
Sipas njoftimit zyrtar, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një mashkulli kosovar, ku dyshohet se kanë vjedhur një armë zjarri si dhe një revole me gaz, për të cilën pronari nuk posedonte leje.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri gëzhoja fishekësh. Me vendim të prokurorit kompetent, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

