Hën. Jan 19th, 2026

LDK nesër shqyrton hapat e metutjeshëm

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet të nesër në ora 15:00 në një takim të radhës që pritet të ketë rëndësi të veçantë për zhvillimet e brendshme të partisë.

Në fokus të diskutimeve do të jenë çështje me interes politik dhe organizativ, si dhe koordinimi i hapave të ardhshëm të partisë në përmbushje të përgjegjësive të saj, shkruan IndeksOnline.

Pjesmarrja e anëtarëve të Kryesisë konsiderohet thelbësore, pasi pritet të diskutohen tema që lidhen me orientimin politik dhe veprimtarinë e ardhshme të LDK-së.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë Qendrore te LDK-së, Ju ftoj në mbledhjen e radhës të Kryesise Qendrore të LDK-së, e cila do të mbahet të henën, më date 19 janar, duke filluar nga ora 15:00. Pjesemarrja juaj eshtë e rendesishme për të diskutuar çështjet me interes për partinë dhe per të koordinuar hapat e radhes në funksion të përgjegjesive tona politike dhe organizative. Ju falënderoj paraprakisht per angazhimin dhe perkushtimin tuaj Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *