Zyra e Rrregullatorit për Energji është duke shqyrtuar ndryshimin e tarifave të reja të çmimit të energjisë elektrike, por që thonë se ende nuk është marrë vendim për ngritje të çmimit apo jo.
Ndryshimi i tarifave të reja të çmimit të energjisë elektrike është duke u shqyrtuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji.
Nga ky institucion thonë se aktualisht nuk kanë marrë asnjë vendim, por aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen javën tjetër.
“Pas dorëzimit, ZRRE do të kryej shqyrtimin dhe vlerësimin rregullativ, përfshirë analizën e kostove të justifikuara dhe efikasitetin operacional. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet të merret gjatë muajit mars 2026, pas përfundimit të procesit rregullativ dhe konsultimit publik. Zbatimi i tarifave të aprovuara do të fillojë nga muaji prill 2026″, thuhet nga ZRRE në një përgjigje për TËVË1.
“Në këtë fazë të procesit, ZRRE nuk mund të paragjykojë nëse tarifat do të rriten, do të ulen apo do të mbesin të pandryshuara, as nivelin e tyre të mundshëm, pasi kjo varet ekskluzivisht nga rezultatet e shqyrtimit rregullativ dhe nga kostot e arsyetuara të paraqitura nga palët e licencuara”, .
Më 16 prill 2025, ZRRE vendosi që të rrisë tarifat e energjisë elektrike për 16.1%.

