Mër. Pri 8th, 2026

Peci emëron nënkryetarin e komunës së Mitrovicës

Enis Osmani është emëruar nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, me propozim të kryetarit të Komunës, Faton Peci.

Vendimi për emërimin e Osmanit është marrë në kuadër të marrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës lokal, ku edhe subjekti politik Guxo ka propozuar kandidatin e tij për këtë pozitë.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar sekretaren e saj, Aida Doli, për postin e nënkryetares, mirëpo pas konsultimeve të brendshme, posti i nënkryetarit i është besuar Enis Osmanit.

Osmani njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Peci, ndërsa dyshja kanë një bashkëpunim të hershëm politik dhe institucional

Postime të Ngjashme